Kristjan Asllani është një nga lojtarët më të kërkuar këtë merkato në Serinë A, me shumë klube italiane, me në krye Interin, që kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Për këtë çështje ka zgjedhur që të flasë vetë presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, i cili ekskluzivisht për “TuttoMercatoWeb” ka thënë se do jetë e pamundur që Asllani të jetë pjesë e Empolit sezonin e ardhshëm.
“Mendoj se do të jetë e vështirë që Asllanin ta mbajmë në skuadër. Ne jemi një ekip mesatar dhe i vogël dhe disa futbollistë nuk kemi mundësinë që t’i mbajmë. Duhet të mësohemi me faktin që ai dhe Viti nuk do të jenë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Korsi.
Arena e Lajmit
Loading…