Ku janë fëmijët e Michael Jackson tani? Nga varësia nga droga, bamirësia në Los Angeles deri tek shtëpia prej 2 milionë paundsh, një vështrim brenda jetës së tyre

Në vitin 2009, vdekja e papritur e Michael Jackson tronditi botën.

Këngëtari, i cili tani do të ishte 64 vjeç, pësoi një arrest kardiak në vitin 2009 në shtëpinë e tij në Los Angeles, Kaliforni.

Më vonë u zbulua se vdekja e 50-vjeçarit aso kohe ishte shkaktuar nga një përzierje fatale e barnave që i ishte dhënë nga mjeku i tij personal.

Mbreti i popit la pas trashëgiminë e muzikës së tij, por edhe tre fëmijë të vegjël.

Prince, Paris dhe Blanket ishin në qendër të vëmendjes që nga momenti i lindjes dhe shiheshin rregullisht me fytyrat e mbuluara në përpjekje për të fshehur identitetin e tyre.

Por tani fëmijët e këngëtarit janë rritur të gjithë dhe kanë krijuar jetën e tyre. Ja çfarë kanë bërë dhe ku janë ato tani:

Princi Jackson

Michael Joseph Jackson Jr, i cili njihet gjithashtu si Princi, është më i madhi nga fëmijët e Michael Jackson.

Prince ka lindur në vitin 1997 dhe nëna e tij ishte gruaja e parë e Jackson, Debbie Rowe, megjithatë Prince u rrit nga babai i tij.

Prince nuk ka ndjekur hapat e babait të tij, por kjo nuk e ka ndaluar të jetë në qendër të vëmendjes.

Tashmë 25-vjeçari ka bërë paraqitje të ndryshme televizive, duke përfshirë edhe si korrespondent i ftuar në Entertainment Tonight.

Prince ka pasion motoçikletat dhe ka postuar disa video të tij duke i ngarë ato në YouTube, ku ka mbi 25 mijë abonentë.

Ai u diplomua për biznes në Universitetin Loyola Marymount në vitin 2019, ku u takua me të dashurën e tij aktuale Molly Schirmang, me të cilën është në një lidhje prej pesë vitesh.

Prince Jackson

Prince gjithashtu ka themeluar fondacionin Heal Los Angeles, i cili synon të përmirësojë jetën e të rinjve në LA.

Paris Jackson

Paris Jackson

Paris-Michael Katherine Jackson është vajza e vetme e Michael, të cilën ai e ka po me gruan e tij të parë Debbie.

Paris ka lindur në vitin 1998 dhe kur Michael dhe Debbie u divorcuan në 1999, atij iu dha kujdestaria e plotë e Parisit dhe Princit.

Paris kaloi një periudhë të vështirë në vitet e saj të adoleshencës pasi luftoi me depresionin, pikëllimin dhe varësinë nga droga, madje u përpoq të vetëvritej kur ishte vetëm 15 vjeç.

Ajo u dërgua në një shkollë riedukimi për gati dy vjet.

Që atëherë, ajo ka punuar shumë për të kapërcyer luftën e saj me varësinë dhe ka vazhduar në hapat e babait të saj duke u bërë muzikante.

Ajo gjithashtu ka krijuar një karrierë të suksesshme si aktore dhe modele. Ajo luajti në serialin televiziv Star and Scream, në filmin Gringo dhe është nënshkruar me IMG Models. Në vitin 2020, ajo gjithashtu nënshkroi një marrëveshje me Republic Records dhe publikoi këngën e saj të parë, Let Doën.

Paris ka grumbulluar 3.9 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan rregullisht foto të saj duke performuar.

Ajo së fundmi performoi në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon dhe u shfaq në kopertinën e Magazine Spin.

Blanket Jackson

Michael Jackson's son Blanket made a rare TV appearance on Good Morning Britain this week

Fëmija më i vogël i Michael Jackson, Princi Michael Jackson II, lindi në shkurt 2003.

Ai fitoi shpejt pseudonimin Blanket, pasi zakonisht shihej i mbuluar me një batanije për të mbajtur të fshehur identitetin e tij, por ai njihet me emrin Bigi pasi vendosi të mos përdorte më pseudonimin e vjetër.

Nëntë muaj pasi Bigi lindi, Michael bëri bujë teksa e vari mbi parmakët e një ballkoni hoteli në Berlin. Këngëtari më vonë pranoi se kishte bërë një “gabim të tmerrshëm”.

Djali më i vogël i Michael ishte vetëm shtatë vjeç kur i ati vdiq dhe që atëherë ka bërë një jetë relativisht jashtë vëmendjes.

Megjithatë, ai bëri një paraqitje të rrallë televizive vitin e kaluar për të diskutuar trashëgiminë e babait të tij në Good Morning Britain ndërsa u intervistua në shtëpinë e familjes në Kaliforni, ku vëllai i tij po organizonte një festë Halloëeen për të mbledhur para për Fondacionin Heal Los Angeles.

Bigi nuk ka vazhduar të ndjekë hapat e babait të tij pasi pranoi në një intervistë të vitit 2012 për Jacksonology se ai “nuk mund të këndojë apo kërcejë”.

Ku janë fëmijët e Michael Jackson tani? Nga varësia nga droga, bamirësia në Los Angeles deri tek shtëpia prej 2 milionë paundsh, një vështrim brenda jetës së tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook