VIDEO/ “Unë kam faj për Alqi Bllakon, skuth që ka bërë namin!”, Kryemadhi: Paratë janë në llogaritë e Zotos, kreu i piramidës është Rama

Gtrht

Është zhvilluar me diskutime biseda mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe gazetares Klodiana Lala për aferën e inceneratorëve.

Ndërsa është pyetur nga gazetarja lala përse denoncimi është bërë tani, Kryemadhi tha se nuk është kjo çështja ku duhet fokusuar, duke shtuar se nuk duhet të bëhen pjesë e lojës së PS për të luftuar njëri tjetrin.

Pjese nga debati:

Kryemadhi: Je gazetare investiguese shko merri në intervistë të gjithë. Mos u shfokusoni për tu pjesë e lojës së PS për të luftuar njëri-tjetrin. Kjo është pika e dobët dhe jo fajet e Monikës…Unë e kam fajin për Alqi Bllakon, një skuth, hajdut ordiner, Unë  e kam fajin edhe për Lefter Kokën. Unë e kam fajin edhe për Edi Ramën për grabitjet. Unë nuk e dija se nuk më tregonte njeri, se unë jam gruaja e Ilir Metës.

Gazetarja Klodiana Lala: Juve ju përgjigjet Bogdanit dhe deklaruar se keni të gjitha faturat? A keni informacion se cilët janë eksponentë politik që fshihen pas këtyre kompanive. A keni të dhëna për të konfirmuar që na tregojnë se ku kanë përfunduar paratë. Që këtu është vjedhur dhe inceneratori i Tiranës është 128 mln dhe nuk punon këtë e dimë…

 

Kryemadhi: 128 është deri në fund, e ka kontratën për 6 vite. s’mund të thuash sot është 128. Kryetari i skemës,  piramida është Edi Rama, avokati është Erion Veliaj. Këtë e zbardh SPAK. Ka një padi për Edi Ramën, Vleiaj, Subashin, Alqi Bllakon, ka padi për Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Sot ke vetëm dy njerëz që i përdori Edi Rama ke dhe kompaninë e inceneratorëve, ku bëhen vetëm fatura. Skemën nuk e bën dot pa një miratim nga kryeministria…Për buxhetin e bashkisë Tiranës ka hyrë buxheti i shtetit. Paratë janë në llogarinë e Klodian Zotos. Por vetë është në kërkim Klodian Zoto, llogaritë bankare të Klodian Zotos janë bllokuar?

Gazetarja e Lala: Është bllokuar kompania…

Kryemadhi: A është shpallur në listën e Interpolit Klodian Zoto dhe Gullaja apo bëjnë xhiro mes Vjenës?

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Unë kam faj për Alqi Bllakon, skuth që ka bërë namin!”, Kryemadhi: Paratë janë në llogaritë e Zotos, kreu i piramidës është Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook