Misioni i ushqimit nuk është vetëm të kënaqë shijen, por edhe të na japë energji.
Ushqimi ka një tjetër mision po aq të rëndësishëm. Ai është pjesë e pandashme e regjimit të kujdesit të lëkurës.
Vitaminat kundër plakjes së lëkurës mund të merren shumë mirë nëpërmjet ushqimit, në mëngjes, drekë dhe darkë duke dhënë shkëlqim, hidratim dhe pamje rinore.
AgroWeb.org do t’ju tregojë për listën e vitaminave më të mira për lëkurën dhe burimet më të pasura natyrale ushqimore ku mund t’i gjeni ato.
Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar. Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
Specat (pavarësisht ngjyrës)
Brokoli
Luleshtrydhet
Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.
A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokallet që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë?
Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.
Vitamina E shërben si mbrojtëse e membranës së qelizave. Ajo ruan hyrjet dhe daljet e çdo gjëje në lëkurë.
Kur kombinohet me vitaminën C, vitamina E mbron lëkurën kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultra vjollcë.
Embrioni i grurit (të cilin mund ta shtoni në lëngjet me proteina, tërshërë, bukë, biskota dhe kos)
Arrorët dhe farat (farat e lulediellit, kikirikët, bajamet)
Avokadot
Konsumoni një lugë gjelle me embrion gruri, dy feta avokadoje ose një grusht me arra çdo ditë.
Beta-Karoteni
Beta-karoteni është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Ai transformohet në vitaminë A që është përgjegjëse për riparimin dhe rritjen e qelizave.
(Perimet dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër)
Karrotat
Kungulli
Pjepri
Pazia
Spinaqi
Kale
Ju nevojiten të paktën dy racione në ditë të frutave ose perimeve të lartpërmendura.
Omega-3 janë yndyrna të mira e të shëndetshme që e mbajnë lëkurën të ushqyer, ruajnë integritetin e membranës së qelizave, mbajnë toksinat larg dhe mbrojnë kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.
Farat e bluara të linit
Arrat
Sardelet ose salmoni i egër, produkte që janë të sigurta dhe më pak të ndotura.
Konsumoni 90 deri në 150 gramë peshk nga dy deri në tre herë në javë. Nëse nuk ju pëlqen peshku, atëherë mund të provoni suplementët e Omega-3./AgroWeb.org