Aksident i rëndë në urën e Kardhiqit, “Opeli” përplaset me “Benzin” duke lënë 4 persona të plagosur

Ykyukh

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë duke shkaktuar plagosjen e katër personave, përfshirë edhe drejtuesit e dy mjeteve.

Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit, në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë.

Një automjet “Mercedez-Benz” duket se i ka prerë rrugën një automjeti tjetër me targa AB704CR.

Përplasja ka qenë jo frontale, por anësore çka evitoi një tragjedi.

Për pasoje janë lënduar drejtuesit e mjeteve respektive, si dhe dy pasagjerë të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:05, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtuese shtetasen M. D., 42 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Për pasojë kanë marrë dëmtime 4 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, të cilët u transportuan për të marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i rëndë në urën e Kardhiqit, “Opeli” përplaset me “Benzin” duke lënë 4 persona të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook