Asllani-Inter, zbulohen negociatat që mbajnë peng transferimin e kërkuar nga mesfushori i Shqipërisë

Kristjan Asllani duket i destinuar që të veshë fanellën e Interit në të ardhmen. Por situata e mesfushorit të përfaqësueses shqiptare vazhdon të jetë pezull dhe firma vonon për shkak të negociatave mes klubit të Empolit që zotëron kartonin e tij dhe të zikaltërve që e kërkojnë. Shkak janë bërë disa detaje për transferimin e futbollistit, që për momentin nuk sjellin akordin mes skuadrave.

asllani milan

Sipas TMW, negociatat janë në fazë të avancuar për shkak të dëshirës së lojtarit, i cili kërkon me çdo kush të veshë fanellën e zikaltërve dhe të vihet nën urdhrat e Inzagit. Por formula e transferimit po bllokon gjithçka në këto momente, pasi të dy palët po insistojnë për mënyrën e kalimit të tij në Milano.

Interi kërkon që të marrë lojtarin në huazim të thjeshtë, me një klauzolë për blerjen e tij në fund të edicionit, ose të përfshijë lojtarin në një huazim dyvjeçar, në fund të të cilit blerja e kartonit të tij të bëhet e detyrueshme.

Ndërsa Empoli nuk dëshiron që të humbasë lojtarin për shifra që në sezonin tjetër mund të jenë më të ulëta se sa këto që i ofrohen aktualisht. Ndaj po diskuton që huazimi të bëhet në këtë sezon, por me klauzolë të transferimit të detyrueshëm në fund të tij. Këtu kanë ngecur edhe bisedimet, të cilat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim pasi të dy palët duken të interesuara të mbyllin sa më shpejt çështjen e Asllanit.

Arena e Lajmit


Loading…

Asllani-Inter, zbulohen negociatat që mbajnë peng transferimin e kërkuar nga mesfushori i Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook