FOTO+VIDEO/ “Faleminderit dashuria ime”, shikoni mesazhin e veçantë të së dashurës së Uzunit për sulmuesin e Kombëtares

Lëvdadat për Myrto Uzunin nuk kanë të mbaruar pas asaj tripletë të shënuar për Granadën në sfidën ndaj Vijareal B. Të fundit e ka bërë dhe njeriu i tij i zemrës, vajza të cilës ai i dedikoj këtë tre-golësh.

uzuni uarda

E dashura e sulmuesit të Komëtares, Uarda Hyseni, postoi në Instagramin e saj dy foto, një ku ndodhej në krahë të Uzunit me top në dorë dhe një tjetër nga çasti i festimit të golit të tretë, duke shkruar: “Tripletë”.

myrto uzuni -uarda hyseni

Më pas, ajo postoi dhe një video të golit të tretë, në momentin emocionues kur 27-vjeçari vrapoi drejt tribunës dhe puthi Uardën, gjë që mori vëmendje të madhe dhe nga mediat në Spanjë. Mesazhi i saj në këtë video ishte: “Faleminderit Myrto… faleminderit dashuria ime… tripletë e dedikuar… jam shumë e lumtur për suksesin tënd”.

Uzuni për momentin është golashënuesi i La Liga 2, me katër gola të shënuar në tre ndeshje dhe duket se ka ardhur momenti i tij për të lënë shenjë në Spanjë, ashtu siç bëri dhe në Hungari me Ferençvaroshin.

FOTO+VIDEO/ “Faleminderit dashuria ime”, shikoni mesazhin e veçantë të së dashurës së Uzunit për sulmuesin e Kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook