Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e 7 korrikut: Të shqyrtohet ratifikimi i protokollit të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë

Kuvendi4

Grupi Parlamentar i PS-së ka bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës në seancën e nesërme plenare. Socialistët teksa kanë firmosur dokumentin, kërkojnë futjen në seancën e 7 korrikut kërkesën për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Kërkesë është depozituar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në këtë kërkesë kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme.

Kujtojmë se nesër në orën 19:00 do të mbahet protesta e opozitës, e pritet të dalë në shesh për të mbledhur protestën e parë kombëtare.

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e 7 korrikut: Të shqyrtohet ratifikimi i protokollit të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook