Kilian Mbape vendoset në “fronin” e lojtarit më të shtrenjtë të botës, ylli i Realit dhe rivali i tij në ndjekje të francezit (Lista e plotë)

Kilië Mbape rikthehet në kryes imin e renditjes së futbollistëve më të kushtueshëm, të paktën sipas një studimi të bërë nga Observatori i Futbollit Ndërkombëtar “CIES”, me seli në Nojshatel në Zvicër. Fenomeni francez ka marrë këtë hov pas rinovimit 3-vjeçar të kontratës me PSG-në, por edhe me një rritje page të frikshme, duke llogaritur edhe bonusin për firmën, e cila e ka dërguar vlerën e tij në stratosferë, konkretisht 205.6 milionë euro.

mbape

Nëse bëjmë një llogaritje të përgjithshme, duke u hapur edhe në ligat e tjera europiane, pas Mbapesë i dyti është ylli i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior (185 milionë euro), ndërkohë që podiumin e kompleton blerja e re e Mançester Sitit, Erling Haland, me 153 milionë. Në tri vitet e fundit kjo renditje ka ndryshuar shumë dhe shpejt, duke qenë se në vitin 2019 ai që kryesonte renditjen e futbollistit më të kushtueshëm në botë ishte talenti anglez i Mançester Sitit, Fill Foden, me 190 milionë euro, por me sa duket kontrata e fundit me PSG-në ka dërguar në një stad tjetër dhe ndoshta të merituar Kilië Mbapenë.

Gjithsesi, nëse hyjmë më në detaje, Mbape është më i shtrenjti në botë, por natyrisht edhe në Francë, ku ai që e ndjek është shumë larg, shoku i tij i skuadrës Ashraf Hakimi me diçka më shumë se 70 milionë euro. Në Premier Ligë Fill Foden kryeson ende, por vlera e tij ka rënë në 124 milionë tashmë, ndonëse edhe me këtë shifër, duke disi pak e besueshme diferenca që ai ka me një fenomen si Kevin de Bryjne, i cili vlerësohet vetëm 57 milionë. Gjithsesi, në Spanjë Vinicius nuk ka rivalë, pasi edhe Pedro Rodrigez i Barcelonës është gati 50 milionë euro larg tij. Në Itali dominojnë interistët, Lautaro Martinez dhe Nikolo Barela, respektivisht 106.7 dhe 94.9 milionë euro, të ndjekur nga juventini Vlahoviç me 87.6 milionë. Ndërkohë, në Gjermani lojtarin më të kushtueshëm e ka Dortmundi, Bellingam, gati 134 milionë.

LISTA E PLOTË:

6757657

5645656

Arena e Lajmit


Loading…

Kilian Mbape vendoset në “fronin” e lojtarit më të shtrenjtë të botës, ylli i Realit dhe rivali i tij në ndjekje të francezit (Lista e plotë)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook