“Miku më i mirë i njeriut”, ish-mbrojtësi i Anglisë paguan shifrën marramendëse për një qen që ta mbrojë

Ish-mbrojtësi anglez i Romës, Arsenalit dhe Çelsit, Eshli Kol ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave britanike pas episodit të disa muajve më parë ku ai i shpëtoi fatmirësisht grabitjes nga disa persona të armatosur teksa ishte në shtëpinë e tij së bashku me familjen.

pjimage

Sipas raportimeve nga “Daily Mail” duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, mbrojtësi ka blerë një qen të racës “Pastor Gjerman” për një shifër marramendëse e cila arrin vlerën e 23 mijë paund.

Qeni ka këtë çmim për shkak se është i stërvitur në mënyrë speciale për të ndërhyrë në rast rreziku ndaj të zotit të tij, me anglezin që do ta vendosë në shtëpinë e tij  për të ndihmuar në shmangien e episodeve të tjera të ngjashme për të dhe familjen e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

“Miku më i mirë i njeriut”, ish-mbrojtësi i Anglisë paguan shifrën marramendëse për një qen që ta mbrojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook