Nga mbrojtja me dritëhije, te shkëlqimi i Seferit. Lexoni notat e futbollistëve të Kombëtares për barazimin ndaj Islandës

Kombëtarja shqiptare e futbolli barazoi 1-1 ndaj Islandës në Reikjavik këtë të hënë ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kombeve. Në vijim mund të lexonin notat e “Panorama Sport” për kuqezinjtë për paraqitjen e tyre në këtë sfidë.

sdfsdf

BERISHA 6 – Shpëton skuadrën në dy raste flagrante dhe shpesh problemet i vijnë nga paniku, nga pasiguria e mbrojtjes kuqezi. I pafajshëm te goli.

BALLIU 6,5 – Shumë aktiv në krahun e tij, sulmon me shpejtësi dhe zgjuarsi duke përhapur frikë te rivalët. Merr një të verdhë të panevojshëm dhe rrezikon të dytin. Gjithsesi, Reja e ka kuptuar çfarë gabimi ka bërë që nuk i ka besuar më shumë (Nga minuta 82-të Veseli – Kur na duhej freski dhe fantazi, Reja fut një qendërmbrojtës tjetër. Vetëm ai e di arsyen).

ISMAJLI 5.5 – I përqendruar gjatë gjithë kohës dhe mbulon mirë hapësirat që lë Balliu kur sulmonte. Dy herë lexoi me vonesë vertikalizimet e islandezëve dhe u gjend në vështirësi.

KUMBULLA 5 – Një ndeshje mesatare e njollosur te momenti i golit, kur jo vetëm nuk lexon dot aksionin, por edhe markimi që i bën kundërshtarit lë për të dëshiruar. I pavëmendshëm.

GJIMSHITI 5 – Personalitet dhe agresivitet pa hesap, por te gabimi i Kumbullës gjendet i papërgatitur dhe në panik e sipër dhuron asistin për golin e Islandës.

HYSAJ 5.5 – Shtyn pak, vonohet në pasimin final dhe shpeshherë kthen topin rrezikshëm mbrapa për shokët. Kombinimi i tij me Çekiçin dhe Seferin lë për të dëshiruar në pjesën e parë. Zgjohet në të dytën, por i mungon saktësia.

GJASULA 6 – Një pjesë e parë mjaftueshëm, sepse nuk bën asnjë gabim, por munguan vertikalizimet e befasishme. Në pjesën e dytë ndien lodhjen dhe shpeshherë lë hapësira të rrezikshme për islandezët.

ÇEKIÇI 6 – E nis mirë dhe tenton disa herë të ndryshojë krahët e lojës duke i dhuruar Shqipërisë pak larmishmëri në lojën e saj tejet të lexueshme. Por Cikalleshi me Seferin janë vazhdimisht të tërhequr dhe shpeshherë mjaftohet me pasime të thjeshta. Në pjesën e dytë ndien lodhjen
(Nga min. 73 Asllani – I vetmi nga zëvendësimet që bëri diçka me guxim dhe me mendim. Shumë i vonuar aktivizimi i tij).

ABRASHI 6,5 – I palodhur duke shkelur çdo cep të fushës. Pastaj jep leksione në ndërtimet e aksioneve dhe në grintën që duhet të ketë Shqipëria për të fituar një ndeshje. Goli i Seferit u gatua pikërisht nga iniciativa e tij. Sa shumë i kishte munguar “pit bulli”
(Nga min. 79 Ramadani – Bën disa gabime të njëpasnjëshme dhe nuk jep shkëndijën që pritej. Dukej si debutues).

SEFERI 7,5 – Jo edhe aq shumë në harmoni me skuadrën sepse mungesa kishte bërë të vetën, por kjo nuk e pengoi ta çonte topin në rrjetë. Pas golit fiton besim, kombinon më shumë me Cikalleshin dhe lufton pas masë në fazën mbrojtëse
(Nga min. 73’ Vrioni – pa notë. Një gjysmë rasti në fund, por edhe atë e ndërpreu arbitri. U fut shumë vonë).

CIKALLESHI 6 – I sakrifikuari i përhershëm edhe kundër një rivali fare mesatar. Kthehet shumë në mbrojtje dhe nuk shërbehet kurrë si duhet. Lufton që nga minuta e parë, por shpenzon energji dhe në të dytën ndihet lodhja
(Nga min. 73’ Balaj – E bën “pykën” shkëlqyeshëm në dy raste, por skuadra ia pasi topin vetëm dy herë në zonë. Pa notë).

EDI REJA 5 – Kishte mungesa të rëndësishme dhe kjo nuk mohohet, por edhe Islanda nuk ishte ajo “e tmerrshmja” e viteve të kaluara. Shqipëria është gjithnjë e më e lexueshme, e pasigurt në mbrojtje dhe shumë pak fantazi në aksionet sulmuese. Skuadra vertikalizon pak dhe kroson vetëm nga krahu i Balliut. Trajneri i vonon zëvendësimet dhe as nuk i qëllon ato.

Arena e Lajmit


Loading…

Nga mbrojtja me dritëhije, te shkëlqimi i Seferit. Lexoni notat e futbollistëve të Kombëtares për barazimin ndaj Islandës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook