Tekniku Shpëtim Duro duket të jetë pranë largimit nga Laçi dhe rikthimit te ekipi i Shkëndijës së Tetovës sipas raportimeve nga “Open-TV”.
Duro do të finalizonte kështu një rikthim në klub ku para 7 vitesh i shpëtoi ata nga rënia nga kategoria dhe i dërgoi në kualifikueset e Ligës së Europës.
Nëse konkretizohet ky largim, 62-vjeçari do të jepte dorëheqjen pak kohë pas rinovimit me klubin, me ndeshjen e tij të fundit që do të ishte finalja e Kupës së Shqipërisë ku u mund nga Vllaznia.
Arena e Lajmit
Loading…