Fiorentina e Vinçenzo Italianos arriti një rezultat surprizues në sezonin e shkuar të Serisë A ku arriti të rikthehesh në kompeticionet europiane pas përfundimit të kampionatit në vendin e 7-të që i siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Konferencës.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, presidenti i skuadrës Roko Komiso po mendon që ta festojë këtë sukses me një goditje të madhe në merkato, ku i përzgjedhuri i tij do të ishte sulmuesi i Atletikos, Luis Suarez.
Uruguajani pak ditë më parë njoftoi largimin nga Atletiko dhe nuk do ta përjashtonte një transferim në Itali ku edhe në të shkuarën ka qenë pranë Juventusit. Mbetet për t’u parë nëse kushtet financiare të marrëveshjes do të plotësohen dhe nëse ky transferim i bujshëm do të konkretizohet me sukses.
Arena e Lajmit
Loading…