Zbulimi i madh i Italisë së Mançinit, njihuni me talentin e “Axurrëve” të cilit i është kushtuar një… këngë

Ëndrrat kanë nevojë për kohë, por ndoshta jo për Vilfrid Gnjonton. Një javë më parë pa dyshim që edhe ai nuk do të kishte menduar se mund të thirrej nga kombëtarja A, por 18- vjeçari kishte punuar pa fund të paktën për të ëndërruar, sepse ishte jo vetëm ylli dhe kapiteni i përfaqësueses U-19 italiane, por pak ditë më parë u shpall edhe kampion në Zvicër, duke regjistruar 8 gola në 33 ndeshje.

786786868

Dhe pa dyshim që grumbullimi i Mançinit ishte dhurata më e mirë për arritjet dhe sakrificat e tij, por ai Gnjonto di që të shpërblejë besimin dhe e bëri këtë ndaj Gjermanisë me asistin për golin e Pelegrinit, që në debutim. Por kush është Vilfridi, i cili në 25 minuta ka mahnitur italianët, por jo vetëm ata… Interi

U dashurua si shumë fëmijë të tjerë duke parë të tjerët të luajnë me top nga dritarja, derisa në moshën 8-vjeçare u regjistrua në një shkollë të Interit, pasi fitoi një provim dhe qëndroi aty deri në moshën 16 vjeç. Madje, zikaltrit i ofruan edhe një kontratë profesionisti, por duke parë se Gnjonto ishte më i pjekur, më i zoti se moshatarët e tij, familja e tij pati guximin t’i thoshte “jo” Interit: “Tek Interi ishte i shtëpisë, por në moshën 16-vjeçare dhe me kalimin në ekipin e të rinjve thjesht do të kishte humbur 5 vite kohë. Prandaj, së bashku me menaxherin Vigorelo vendosëm që ta dërgonim në skuadrën e parë në Zvicër, te Zyrihu, dhe falë Zotit djali im iu përgjigj siç duhet kësaj sfide të rëndësishme. Madje, vizioni i Vilfridit është i etiketuar me kujdes, pasi objektivi ynë, sipas planeve që kemi bërë, është pjesëmarrja në Botërorin e vitit 2026 me Italinë”, u shpreh i ati i futbollistit, Noel Gnonto.

NJË KËNGË PËR TË

18-vjeçari “Axurr” studion latinisht dhe adhuron kuzhinën, ku pjata e tij e preferuar janë karbonarat e mamasë Shantal. Lojtari i tij i preferuar është Rahim Sterling i Anglisë dhe mund të kuptohet arsyeja (cilësi shpërthyese të përbashkëta). Por më e bukura është se Gnjontos tashmë i është dedikuar një këngë “Willy Gnjonto Song”, një dhuratë nga muzikanti lokal në Zyrih, Marko Shënbi, e cila është bërë shumë e dashur edhe për tifozët e skuadrës helvete. Shkurt, Gnjonto deri tani është më shumë sesa i plotësuar, por nëse ndaj Hungarisë vjen edhe goli i parë, atëherë vitrina europiane është e tij!

Arena e Lajmit


Loading…

Zbulimi i madh i Italisë së Mançinit, njihuni me talentin e “Axurrëve” të cilit i është kushtuar një… këngë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook