Gjergj Luca dhe Rozafa shqiptare shpalosin në Beograd projektin e guximshëm për Open Balkan: Një qytet për rininë e të gjithë Ballkanit

Luca Qyteti

“Ballkani i Hapur është ëndrra më e madhe për kombet tona dhe është ballafaqimi më i madh midis vlerave të kapitalizmit dhe vlerave të liderëve tanë që për bazë kanë ekonominë dhe nuk kanë për bazë demagogjinë; përballë liderëve që duan të kenë për bazë demagogjinë dhe duan të penetrojnë mbi plagët dhe mbi problemet shekullore që ka pasur ky Ballkan”.

Këto janë fjalët e Gjergj Lucës, një prej biznesmenëve më të njohur shqiptarë që rreket të shpjegojë një ëndërr për Ballkanin, për rininë dhe për të gjithë brezat.

Bëhet fjalë për një qytet të posaçëm për të rinjtë e Ballkanit, një vend ku të gjithë të mblidhen për t’i dhënë liri mentalitetit, të punojnë, mësojnë dhe argëtohen. Këtë projekt ide sipërmarrësi Gjergj Luca dhe Rozafa shqiptare e ka shpalosur në Beograd, ku është mbledhur dhe samiti mes 4 vendeve dhe një panair i verërave.

“Ne kemi dëshirë që të bëjmë dy pika të forta, një miniqytet motivues për rininë, ku të marrin pjesë gjithë industritë më të mira që janë pararojë të të gjithë Ballkanit, Kosovës, Maqedonisë, të Bosnjës, të Malit të Zi, të marrin pjesë në një zonë të lirë dhe nuk është çështja vetëm për taksa, por zonë e lirë do të thotë zonë e lirë në mentalitet, zonë e lirë në formim, zonë e lirë pa barriera dhe e gjithë rinia të punojë, dhe gjithë kjo energji që vjen nga Ballkani dhe ka nevojë e gjithë Europa ne duhet t’i orientojmë, të lidhim shkollën me praktikën”, thotë ai.

Luca deklaron më tej se me këtë projekt Open Balkan dhe do të jetë promovuesi më i mirë i pasurive që kanë vendet e Ballkanit.

“Unë do të propozoj në Beograd që të bëjmë dy zinxhirë të fortë, një për peshkun dhe një për mishin dhe shprehja e famshme e politikanit të madh Churchill që Ballkani është i madh në histori dhe i vogël në gjeografi ne do ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë vetëm nëpërmjet këtyre qyteteve motivuese. Ne do ta kthejmë dhe do të themi që Ballkani është i madh në histori, por është i madh dhe në gjeografi sepse do të mbushë gjithë Europën me Open Balkan, Open Balkan dhe do të jetë promovuesi më i mirë i fushave të Serbisë, do të jetë promovuesi më i mirë i maleve të Bosnjës, do të jetë promovuesi më i mirë i detit të Malit të Zi, i detit në Shqipëri. Do të jetë promovuesi më i mirë i gjithë industrisë që është në Kosovë, i turizmit, i bjeshkëve të Pejës dhe ne do të bëjmë punë të mira. E para promovojmë Ballkanin, e dyta shërojmë plagët dhe e treta fëmijët tanë do t’i lëmë që të gjithë bashkë duke punuar dhe do t’i lëmë me dinjitet në Europë. Nuk do t’i lëmë ‘këta ballkanas’, por do thonë me krenari që ‘po ne jemi ballkanas’”, deklaron ai.

Gjergj Luca dhe Rozafa shqiptare shpalosin në Beograd projektin e guximshëm për Open Balkan: Një qytet për rininë e të gjithë Ballkanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook