Hillary Clinton u shfaq me kaftanin(një veshje zakonisht prej pambuku ose mëndafshi deri në kyçin e këmbës me mëngë të gjata që përdoret në të gjithë Lindjen e Mesme) e saj të preferuar blu, teksa bëri një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia të mërkurën.
Ish-zonja e parë, 74 vjeç, e cila është me origjinë nga Çikago, ristiloi kaftanin bojë qielli – të cilin e ka veshur disa herë në të kaluarën – për këtë ngjarje magjepsëse, duke treguar me krenari look-un e saj teksa pozonte për foto.
Fustanin, të cilin e kishte veshur në vitin 2017, shfaqte një dekolte me rruaza dhe një dizajn të bardhë me pika në pëlhurën blu të zbehtë.
Ajo e kombinoi look-un e saj me një varse argjendi të hollë, një palë vathë dhe byzylykë argjendi por vendosi të ishte e thjeshtë kur bëhej fjalë për këpucët duke u siguruar që ajo të mund të lëvizte lirshëm përgjatë tapetit me një palë këpucë të sheshta të bardha.
Kaftani i saj daton në vitin 2017 kur e veshi në dasmën e Sophie Lasry, vajzës së biznesmenit maroken-amerikan Marc Lasry, 62 vjeç, i cili është mik i ngushtë me familjen Clinton. Ajo mori pjesë në këtë dasmë me ish-presidentin Bill Clinton dhe dukej se e kishte dashur aq shumë veshjen, saqë vendosi ta përsëriste atë pothuajse pesë vjet më vonë.
Në vend që të kombinonte fustanin me të njëjtat taka argjendi, ish-zonja e parë zgjodhi në vend të tyre këpucë të sheshta. Ajo mori frymëzimin për të veshur sërish caftan vetëm një vit më parë kur postoi foton e saj në dasmë me mbishkrimin, ‘Është sezoni i kaftanit. #tbt.’
Ish-kandidatja për presidente e SHBA-së duket se është mjaft adhuruese e modës marokene pasi është parë gjithashtu e veshur me një kaftan të kuq gjatë një pritjeje të organizuar nga Mbreti i ndjerë Hassan II në Pallatin Mbretëror në Marrakech në vitin 1999.
Dalja e saj në festivalin e filmit vjen vetëm disa ditë pasi Bill Clinton dhe Dr. Ruth, 94 vjeç, bënë bujë në internet teksa bisedonin në ndeshjen e Serena Williams në US Open.