I krahasojnë shpesh, por ja çfarë mendimi do kishte Princeshë Diana për Meghan Markle sipas autores së biografisë së saj

Princeshë Diana nuk do të kishte qenë një “fanse e madhe” e Meghan Markle, sipas biografisë së re për të të shkruar nga Tina Brown.

Autorja e “Palace Papers” spekuloi në një intervistë të re se mund të kishte pasur pakënaqësi mes saj dhe Markle për largimin nga monarkia me djalin e Dianës, Princin Harry në fillim të vitit 2020, duke e shkëputur atë nga familja e tij.

Diana ishte shumë protektive ndaj djemve të saj”, tha Brown për ‘Daily Beast’ të mërkurën, duke iu referuar Harry-t dhe vëllait të tij më të madh, Princit William. “Ajo do të kishte qenë shumë, shumë protektive ndaj Harry-t dhe besoj shumë e shqetësuar për këtë drejtim që ata kanë marrë. Unë mendoj se ajo do të kishte ndjerë se Meghan po e drejtonte Harry-n në një drejtim që nuk ishte i mirë për Harry-n,” teorizoi ajo. Unë nuk mendoj se Diana do të kishte qenë fansja e madhe e Meghan-it.”

Megjithatë, Brown beson se Diana do të ishte “e entuziazmuar” në nisje të lidhjes së Harry dhe Meghan. “Ajo do të kishte qenë e kënaqur, mbështetëse dhe e emocionuar që dikush me një racë të përzier po i bashkohej familjes mbretërore sepse Diana ishte kaq gjithëpërfshirëse,” vuri në dukje autorja e “Diana Chronicles”.

Brown, e cila e pa Dianën për herë të fundit në qytetin e Nju Jorkut një muaj para vdekjes së princeshës në moshën 36-vjeçare në gusht 1997, gjithashtu pohoi se familja e ndjerë mbretërore do të ishte “shumë e pakënaqur” që marrëdhënia e dy djemve të saj mbetet e tensionuar.

“Ajo kurrë nuk e vuri në dyshim që William do të ishte mbret. Ishte dëshira e saj më e madhe që ai të bëhej mbret. Ajo kurrë nuk ishte kundër monarkisë në këtë drejtim. Ajo kishte dallime me familjen mbretërore – ndryshimi i saj më i madh ishte se burri i saj [Princi Charles] nuk ishte i dashuruar me të, ai ishte i dashuruar me dikë tjetër [Camilla Parker Bowles]”, tha ish-redaktorja e ‘Vanity Fair’.

Por ajo kurrë nuk mendoi për një minutë se William nuk do të ishte mbreti i ardhshëm dhe se Harry do të ishte gjithmonë aty për ta mbështetur atë,” vazhdoi ajo. “Ajo nuk do të ishte e kënaqur me mënyrën se si janë gjërat.”

Brown gjithashtu krahasoi bamirësinë e Dianës me ato të Harry dhe Markle. “Ajo e mbajti Pallatin Kensington si bazën e saj. Ndryshe nga Harry dhe Meghan, ajo e kuptoi që të kesh bazën e pushtetit të monarkisë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, “tha Brown.

“Sot, besoj se ajo do të kishte pasur miliarda ndjekës në Instagram dhe do ta përdorte atë në maksimum. Fondacioni i saj i bamirësisë do të kishte qenë aq i madh sa i Bill Gates.”

Komentet e gazetares vijnë disa ditë pasi Dukesha e Sussex-it dha një intervistë të gjatë për ‘The Cut’, në të cilën ajo zbuloi se Harry kishte ndërprerë marrëdhënien e tij me babain e tij, Charles.

Markle gjithashtu vuri në dukje se sa “e lumtur” ishte që u largua nga Mbretëria e Bashkuar dhe filloi një kapitull të ri në Kaliforni me familjen e saj.

I krahasojnë shpesh, por ja çfarë mendimi do kishte Princeshë Diana për Meghan Markle sipas autores së biografisë së saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook