I përfundoi kontrata me Egnatian, mbrojtësi pranë firmës me Partizanin

Ilir Allmuça është pranë firmës me Partizanin.

ALLMUCA

Mbrojtësi i majtë, ka lënë në këtë verë Egnatian pas përfundimit të kontratës dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Në fakt, 25-vjeçari është në bisedime me tri klube, dy në vendin tonë dhe një tjetër në Kosovë, teksa ende nuk ka vendosur përfundimisht për ekipin e ri.

Në ditët në vijim ai pritet të vulosë përfundimisht të ardhmen e tij, por duhet të themi se oferta e Partizanit deri më tani është më lart se e dy klubeve të tjera në garë për mbrojtësin e majtë.

Allmuça me ardhjen e tij zëvendëson largimin e pashmangshëm të Albion Markut.

Hadroj do të spostohet në të djathtë dhe Allmuçës pritet t’i besohet linja e majtë e difensivës.

Arena e Lajmit


Loading…

I përfundoi kontrata me Egnatian, mbrojtësi pranë firmës me Partizanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook