Ivanka Trump është fotografuar e përlotur pasi mori një telefonatë emocionuese teksa ndodhej duke ikur për në palestër.
Ish-këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, 40 vjeçe, i fshehu sytë pas një palë syzesh dielli, por ajo dukej se po qante ndërsa mbante celularin e saj në vesh.
Ka të ngjarë të kenë qenë disa muaj të vështirë për Ivankën, bashkëshorti i së cilës, Jared Kushner, iu nënshtrua një operacioni të dytë në fund të javës së kaluar për kancerin e tiroideve. Sipas raportimeve ai shkoi me sukses.
Nëna e tre fëmijëve ishte e veshur me një bluzë me kapuç dhe streçe të zeza. Ajo e kombinoi look-un e saj me një palë atlete të zeza ‘New Balance’. Flokët e saj i kishte kapur bisht të çrregullt dhe kufjet e bardha i vareshin rreth qafës. Në kyçin e dorës kishte edhe një byzylyk me fije të kuqe, të cilin e mban prej vitesh.
Fytyra e Ivankës ishte plot emocione teksa ajo ecte nëpër parkingun e palestrës duke folur në celular. Është e paqartë se me kë po fliste, por ajo ishte dukshëm e mërzitur.
Në të njëjtën ditë që Ivanka u pa e përlotur bashkëshorti i saj Jared, 41 vjeç, foli për operacionin e tij gjatë një paraqitje në ‘The National Desk’. “Kam bërë operacionin javën e kaluar. Shkoi shumë mirë.”, tha ai.
Krahas trajtimit të të shoqit, Ivanka është në pikëllim edhe për humbjen e nënës së saj. Ivana Trump, 73 vjeçe, u gjet pa ndjenja në fund të shkallëve në shtëpinë e saj më 14 korrik rreth orës 12:30. Punonjësja e saj e gjeti atë teksa ajo mbërriti për në punë dhe thirri 911. Një ekzaminues mjekësor përcaktoi se ajo vdiq nga dëmtimet si pasojë e një rënieje, sipas TMZ.