Kuvendi ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimin dhe më pas ratifikimin e me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.
Në fjalën e tij në Kuvend, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Grupi Parlamentar i PD është pro anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Gjithashtu ai kërkoi që të mos zvarritët më futja rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.
“Garancitë e lirive të drejtave , padyshim si gjithmonë grupi parlamentar i PD është pro që të futen në rendin e sitë dhe po them që tani votën tonë pro për këto dy protokolle. Dua të them që në datën 27 ja është paraqitur një projekt-rezolutë lidhur me dënimin gjenocidit serb në Kosovë, u bë e disata herë që e kërkoj dhe ashtu si vullnetin pro për aderimin e dy vendeve në NATO në frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit Është detyrim i çdokujt që të mos e shtyni më atë rezolutë që kemi kërkuar ne.”, tha ai.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të Urdhrit nr. 61, datë 05.07.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Arena e Lajmit