Fedez dhe Chiara Ferragni festojnë sot 4 vjet martesë. Ishte data 1 shtator 2018 kur çifti, në Noto, përballë djalit të tyre Leone – vetëm 5 muajsh – dhe miqve e familjarëve nga e gjithë Italia (dhe më gjerë), u betuan për dashuri të përjetshme. Një dashuri që ka kapërcyer momentet më të vështira, siç është sëmundja e reperit, i cili marsin e kaluar iu nënshtrua një operacioni delikat për heqjen e kancerit të pankreasit.
Është ai që sot i drejtoi fjalët më prekëse bashkëshortes, por mbi të gjitha plot mirënjohje. Në një postim të publikuar në Instagram, krahas një sërë imazhesh të asaj dite të paharrueshme, Fedez shkruan: “4 vite martesë së bashku, asnjëherë si sot ajo shprehja ‘në gëzim e dhimbje, në shëndet e në sëmundje’ nuk ka patur një kuptim më të thellë. Pothuajse e pamundur të shpjegohet me fjalë. Netët e përqafuara duke qarë në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë. Faleminderit që je pranë meje në këtë vit kaq të komplikuar” – vazhdon ai – “Faleminderit që më dhe forcën për të përballuar sëmundje por mbi të gjitha faleminderit që më dhurove gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të bukur, arsyeja e vetme për të luftuar dhëmbë e thonj. Të dua Ferry.”
View this post on Instagram
Fjalë emocionuese, të cilave Chiara Ferragni i përgjigjet: “Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Katër vite të martuar dhe 6 vite si çift. Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të preferoja ta kaloja këtë jetë, në të mirë e në të keq. Të dua, gjithmonë dhe përgjithmonë”. Urimet më të mira për çiftin vijnë nga e gjithë bota, gjithmonë përmes rrjeteve sociale. Të afërm, miq, kolegë dhe mbi të gjitha ndjekësit e tyre – mbi 42 milionë nëse i numërojmë bashkë – që i ndjekin gjithmonë me shumë përzemërsi dhe admirim dhe sot e festojnë këtë ditë të rëndësishme me ta, virtualisht por me shumë “vibe të mirë”.
View this post on Instagram