Revoltë në burgun e Peqinit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ditën e sotme tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.
Në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur. Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar. Nuk dihen ende arsyet e këtij incidenti.
Njoftimi zyrtar
Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.
A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.