Shkoi për kronikë, goditet gazetarja në Devoll, autori dhunon fizikisht dhe vajzën invalide (Emri)

Policia Ne Korce

Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe goditi gazetaren e emisionit investigativ gjatë ushtrimit të detyrës, vihet në pranga 62-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Luka Jazxhi, 62 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shtetasi i mësipërm, ditën e djeshme, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë gazetare, e cila do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shkoi për kronikë, goditet gazetarja në Devoll, autori dhunon fizikisht dhe vajzën invalide (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook

✖