Donat Rrudhani ka bërë një hap të madh në karrierë teksa është transferuar te skuadra e Jang Bojsit.
Mesfushori i përfaqësues së Kosovës, ka kaluar zyrtarisht nga Arau te skuadra e madhe zvicerane.
23-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me Jang Bojsin deri më 30 qershor 2026.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Superligës së Zvicrës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Gjatë sezonit që përfundoi 23-vjeçari u aktivizua gjithsej me Arau në Ligën e Dytë zvicerane në 34 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe dhuroi gjithashtu dhe 11 asist.
Më parë mesfushori kosovar ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Brunstat, Timau dhe Black Stars.
Me përfaqësuesen e Kosovës është aktivizuar gjithsej në 2 miqësoret ndaj Gambias dhe Guineas.
Ein weiterer Zuzug: Vom FC Aarau wechselt Mittelfeldspieler Donat Rrudhani zu YB. Der 23-Jährige hat einen Vierjahresvertrag unterschrieben 💛🖤
👉 https://t.co/kGjWVvSCfY
Im Gegenzug wechselt Shkelqim Vladi fix zu Aarau 👉 https://t.co/0DztbxMSRg #BSCYB pic.twitter.com/7SQKJfO3Nc
— BSC YOUNG BOYS (@BSC_YB) June 8, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…