Braçe pas kritikave të Mziut për rrugën e Arbrit: Po ju nga kaloni? Pse të vdesin ata mo dhe mos të vdisni ju fjala bie!

Erion Brace

Deputeti Erion Braçe i njohur për kritikat e tij dhe reagimet e ashpra, nuk i ka kursyer aspak edhe në seancën  e seancën e sotme plenare në Kuvend.

Ndërsa mori fjalën e tij, nga foltorja, Braçe tha se është e turpshme që në Kuvend, të hidhen akuza ndaj zonjave.

Po ashtu i ndalur tek rruga e Arbrit,  drejtuar deputeti Xhelal Mziu tha se është e pafalshme që bëhet thirrje të mos kalohet nga ajo rrugë se është rruga e vdekjes..

“Nëse ka një gjë të shëmtuar në këtë parlament për shkak të ideologjisë që e rrënoji një njeri i vetëm është sulmi personal që bëjnë nga kjo anë për gra dhe zonja në këtë anën tjetër. Kjo është një turp. Kur dëgjoj këtu që bëhet thirrje mos kalo nga ajo rrugë por nga kjo rrugë. Më vjen të pyes po ju nga kaloni, përse duhet të vdesin ata dhe nuk vdisni ju…”, tha Braçe, duke shtuar: ‘Bujku ynë ka dhe një disavantazh tjetër të lëndëve të para, që i duhen. Reflekton prapambetjen epike të bujqësisë në këtë vend. Bujku ynë merr paratë e një cikli më parë, të një prodhimi dhe paratë e emigrimit të sjellë nga fëmijët. Tani është koha e një bilanci. Ku jemi me pagesat dhe sa ndihmë po iu japim këtyre prodhimeve? Çmimet e prodhimit kanë ngelur të një trendi të një viti më parë dhe pse jo më të ulëta. Po ju marrin në fushë të hapur karota që ranë në 25 lekë.’.

 Arena e Lajmit

Braçe pas kritikave të Mziut për rrugën e Arbrit: Po ju nga kaloni? Pse të vdesin ata mo dhe mos të vdisni ju fjala bie!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook