“Edhe sa fëmijë duhet të vdesin?”, qytetarët në protestën për vogëlushen që humbi jetën në Himarë: Të vjen shteti e të shtyp fëmijën, kur do çoheni o shqiptarë?

0deb9419 0e61 4b1e B03b C090e0905ce1

Në protestën që po mbahet sot pas vrasjes së vogëlushes në Himarë nga një skaf i drejtuar nga një drejtues i policisë, kanë folur edhe qytetarët.

Një prej tyre e konsideroi ngjarjen si një tragjedi e krim shtetëror dhe bëri thirrje për mbajtje përgjegjësie mbi tragjedinë.

“Jam babai i një vajzë, dua ta rris të sigurt. Këtu është bërë një tragjedi e krim shtetëror që rrezikohet jeta e fëmijëve shqiptar. Është organizuar një kastë e rilindjes që kanë të drejtë të ma shtypin me makina e skafe, të na helmojnë me ushqime e ilaçe të skaduara.

Kjo ngjarje ka tronditur çdo familje shqiptare. Të vjen shteti e të shtyp fëmijën, kush do të mbajë përgjëgjësi këtu, Ku është Çuçi, Kumbaro e Rama, duan të na vjedhin të na trembin të na lënë pa bukë. kur do vijë ora që kësaj qeveria ti tregohet vendi. Kur do çoheni o shqiptarë edhe sa fëmijë duhet të vdesin. O popull çohu, patronazhistët nuk duhet të na i shtypin më fëmijët”, u shpreh ai.

“Edhe sa fëmijë duhet të vdesin?”, qytetarët në protestën për vogëlushen që humbi jetën në Himarë: Të vjen shteti e të shtyp fëmijën, kur do çoheni o shqiptarë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook