Në prononcimet për faqen zyrtare të Federatës Europiane të Minifutbollit, për Kombëtaren tonë u ndal Rigers Dushku, i cili deklaroi se Shqipëria ishte disi pa fat në këtë kompeticion.
Dushku tha gjithashtu se skuadra tregoi shpirt të lartë gare.
“Mendoj se nuk kishim shumë fat në ndeshjet tona. Provuam për të fituar, por kundërshtari ishte gjithashtu një ekip shumë i mirë, që bënte lojë të fortë. U përpoqëm që të shënonim, por fati nuk ishte me ne. Megjithatë, jam krenar dhe ndihem shumë mirë për atë që ka shfaqur skuadra, sepse treguam shpirt gare në lojën tonë. Fati nuk ishte me ne, ndoshta do ta kemi në anën tonë herët e tjera”, tha Dushku.
Arena e Lajmit
Loading…