Për ndeshjen ndaj Anglisë, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, kishte grumbulluar tre portierë: Angelos Tafas të Kukësit, Simon Simoni të Dinamos dhe Henrik Viper që luan me Mainzin.
Mirëpo, për habinë e të gjithëve dje u shfaq në portën kuqezi si titullar Bruno Puja i Egnatias. Natyrisht, kjo nuk është hera e parë që portieri kavajas grumbullohet me Shpresat dhe vlerat e tij nuk vihen aspak në diskutim, pasi ka bërë një super sezon me rrogozhinasit në elitën e futbollit shqiptar.
Ajo që nuk shkon në këtë rast ka të bëjë me institucionin e futbollit shqiptar, që nuk denjon të njoftojë përmes zyrës për shtyp ndryshimet që bëhen në listë nga trajneri Bushi. Edhe pse kemi të bëjmë me Kombëtaren U-21 dhe serioziteti i FSHFsë duhet të jetë i madh, askush nuk ka njoftuar për ndryshimet në listë dhe faktin pse mungoi Tafas në Angli dhe kur u thirr Puja.
Arena e Lajmit
Loading…