“Izraeli më i fortë se Islanda”, Uzuni: Reja pret gjithmonë më të mirën, fitorja objektivi i vetëm drejt kualifikimit

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur në konferencën për shtyp që skuadra ka zhvilluar në prag të sfidës ndaj Izraelit. Ai ka folur lidhur me ndeshjen e radhës dhe pritshmëritë ndaj saj, ku ka theksuar se objektivi i ekipit është fitorja dhe kualifikimi.

7575675

Riaftësimi pas dëmtimit?

Kam pasur një shqetësim në kavilje kur isha te Granada, dhe e lëndova serish me Kombëtaren. Tani jam mirë, ndihem gati për të luajtur.

Çfarë duhet të ndryshojë pas ndeshjes me Islandën?

Duhet bërë gjithçka që duhet që Kombëtarja të fitojë, edhe pse barazuam me Islandën jemi ende në garë për vendin e pare nëse marrim maksimumin në ndeshjet e tjera.

Presioni?

Presioni është gjithmonë, nëse ai mungon loja nuk behet e bukur, Izraeli më lart se Islanda. Fitorja objektivi i vetëm sepse na duhet për kualifikimin.

Pritshmëritë e Rejës?

Reja pret gjithmonë më të mirën, kemi një ekip me lojtar shumë të mirë, duhet të japim maksimumin për të kënaqur fansat.

Shanset për kualifikim?

Shanset janë gjithmonë të mëdhaja, objektivi ynë është gjithmonë fitorja. Ishte ndjesi tjetër ta shikoje kombëtaren nga TV siç ndodhi me mua herën e kaluar, tani grupi është i plotë pavarësisht se mungon Roshi, një mungesë që ndihet. Duhet të kërkojmë të japim maksimumin.

Ju vjen keq për largimin nga Hungaria dhe transferimin te Granada?

Nuk me vjen keq sepse La Liga ka qenë një ëndërr për mua, është kampionati më i fortë në botë ku kanë luajtur Mesi dhe Ronaldo. Jam i bindur që do kthehem serish deçziv edhe me klubin e ri.

Arena e Lajmit


Loading…

“Izraeli më i fortë se Islanda”, Uzuni: Reja pret gjithmonë më të mirën, fitorja objektivi i vetëm drejt kualifikimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook