Mesfushori pranon transferimin te Juventusi, “Zonja” nis nga puna për të gjetur akordin me klubin gjerman

Juventusi i sezonit të ardhshëm do të ketë shumë hyrje të reja të rëndësishme, ku përveç Pol Pogbasë një tjetër emër i nxehtë është ai i serbit Filip Kostiç. Mesfushori i majtë i Frankfurtit, i cili është në skadencë kontrate më 30 qershor 2023, është një objektiv i bardhezinjve, madje media gjermane specifikon se bisedimet mes palëve kanë avancuar aq shumë sa Kostiç tashmë ka pranuar ofertën e “Zonjës së Vjetër”:

KOSTIC

Tri vite kontratë me një opsion për një të katërt, me një pagë prej 3 milionë eurosh neto në vit. Sigurisht që për Kostiçin po punon bindshëm edhe Dushan Vlahoviç, shoku i tij në kombëtaren serbe, por natyrisht që edhe vetë “Lojtari i Vitit” sivjet në Ligën e Europës e di mirë se në moshën 29-vjeçare nuk mund të refuzohet një klub si Juventusi, që do të përbënte hapin më të madh të karrierës së tij.

Gjithsesi, në mënyrë surprizë ata që po bëjnë kapriço janë drejtuesit e Frankfurtit, të cilët po këmbëngulin që të provojnë të rinovojnë kontratën aktuale, jo për të vazhduar për të mbajtur Kostiçin në skuadër, por si një formë për të rritur pretendimet për kartonin e ballkanasit. Nëse deri pak javë më parë në Frankfurt ishin të kënaqur me 15, tashmë i kërkojnë Juves 20 milionë euro për kartonin.

Arena e Lajmit


Loading…

Mesfushori pranon transferimin te Juventusi, “Zonja” nis nga puna për të gjetur akordin me klubin gjerman

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook