Pas Pete Davidson, Kanye West shpall ‘të vdekur’ edhe CEO-n e Adidas

Kanye West nuk i ka mbyllur ‘hesapet’ me kompanitë që ai ka ndihmuar për të fituar miliarda dollarë dhe tani ka vënë në ‘shënjestër’ CEO-n e Adidas, Kasper Rorsted, me një titull të rremë gazete që e deklaron atë të vdekur.

Ye postoi në Instagram faqen e rreme të gazetës New York Times ku shkruhet, “Kasper Rorsted gjithashtu ka vdekur në moshën 60-vjeçare”. Mbishkrimi i Kanye në postim thotë, “Zoti na do” .

Ka gjithashtu një nëntitull në artikull që thotë, “Unë e di se çfarë po mendoni … kush është Kasper? por edhe më pak e rëndësishme kush është Kid Cudi?”

Nëse nuk e dini, Ye kapatur përplasje me Adidas së fundmi, me të cilin ka bashkëpunuar për linjën e tij të këpucëve Yeezy — ai është i zemëruar me markën për një lançim të kohëve të fundit të “Yeezy Day” mbi të cilën ai dyshohet se nuk kishte kontroll krijues. ‘Yeezy Day’ i lejoi fansat e këpucëve të merrnin në dorë variacionet e prodhuara më parë të këpucëve që mund të jenë shitur në të kaluarën.

Kanye gjithashtu ka pasur probleme në të kaluarën me Adidas, duke akuzuar gjigantin e veshjeve sportive për vjedhjen e ideve që ai ka përdorur për këpucët Yeezy. Muajin e kaluar Kanye postoi një titull të ngjashëm të New York Times për Pete Davidson, të cilit i referohej si “Skete” dhe thoshte se ka vdekur pasi ai dhe Kim Kardashian u ndanë.

Sakaq, të mërkurën ai sulmoi GAP-in, duke i akuzuar ata se kanë realizuar takime pa të, për vjedhjen e ideve të dizajnit dhe se kanë hequr fëmijët e tij nga një sesion fotografik.

Çmimi i të bërit biznes me Ye…

Pas Pete Davidson, Kanye West shpall ‘të vdekur’ edhe CEO-n e Adidas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook