Prej kohësh në listën e Maldinit, objektivi i Milanit në merkato del hapur: Jam në bisedime me kuqezinjtë

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për kalimin e Renato Sançesit te Milani. Portugezi prej kohësh ka dhënë miratimin e tij për ndryshimin e skuadrës, teksa menaxheri Zhorzh Mendesh ka përparuar në bisedime me kuqezinjtë. Rroga dhe afatet janë përcaktuar, teksa detaje të lidhura me bonuset janë “pengesa” e fundit.

757567

Portugezit i skadon kontrata me Lilën pas një viti, por francezët nuk bëjnë ulje dhe vijojnë të këmbëngulin për 20 milionë euro në mënyrë që ta lënë të lirë futbollistin. Fillimi i javës së ardhshme do të jetë vendimtar në këtë sens, me “Djallin” që pritet të investojë të paktën 15 milionë euro për shërbimet e mesfushorit që do të ketë detyrën për të fshirë Frenk Kesin nga memoriet milaniste.

BOTMAN

Aksi me Lilën, sidoqoftë, mbetet ende i nxehtë. Shak është edhe një tjetër e më r në p ërbërje të francezëve. Bëhet fjalë për Sven Botmanin, për kartonin e të cilit pretendohen mbi 30 milionë euro. Shifër e lartë të cilën drejtuesit e Milanit po mundohen ta ulin duke përfshirë në akord disa bonuse në lidhje me arritjet e mbrojtësit.

Siç thamë, Lila nuk është e prirur për ulje, sidomos në rastin e holandezit për të cilin Njukasëlli është gati të paguajë çdo shifër pa diskutime uljesh. Diferencën, në këtë rast, mund ta bëjë vetë Botmani. Teksa disa ditë më parë nuk pranoi të fliste, tashmë grumbullimi i Holandës U-21, ka ndryshuar mendim, teksa ka deklaruar:

“Jam në bisedime. Uroj që gjithçka të qartësohet përpara se skuadra ime e ardhshme të grumbullohet. Për mua është e vështirë të qëndroj indiferent ndaj këtyre zërave, ndaj shpresoj që gjithçka që qartësohet sa më shpejt”. Këto fjalë tingëllojnë si një rikthim “pasioni” mes tij dhe Milanit, teksa Maldini e Masara do të mundohen të mbyllin gjithçka sa më shpejt pasi edhe Pioli ka nevojë të dijë përbërjen e organikës përpara se të projektojë grumbullimin e 4 korrikut.

Arena e Lajmit


Loading…

Prej kohësh në listën e Maldinit, objektivi i Milanit në merkato del hapur: Jam në bisedime me kuqezinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook