Seria A drejt revolucionit të madh/ Ndeshjet direkte dhe golavarazhi jo më vendimtar, titullin kampion do ta vendosë…

Kalendari për sezonin e ardhshëm të Serisë A do të zbulohet më 24 qershor dhe mund të ketë një lajm të rëndësishëm dhe revolucionar në Itali.

MILAN 3

Në Këshillin e fundit të Ligës së Serisë A, klubet në fakt vendosën t’i kërkonin Federatës Italiane të Futbollit, në rast të barazimit në pikë mes dy skuadrave, një mundësi për të luajtur titullin kampion me një ndeshje të vetme direkte shtesë.

Duke bërë bërë që mos të ketë më ndeshje direkte dhe golavarazh për të vendosur titullin kampion, por një ndeshje të vetme për të caktuar titullin dhe për të vendosur rënien nga kategoria.

Gjithashtu si në sezonin e përfunduar kalendari do të mbetet i njëjtë, asimetrik.

Një ndryshim epokal, e cila ka të bëjë vetëm me titullin kampion dhe luftën për të mos rënë nga kategoria, sepse kriteri i klasifikimit aktual do të mbetet ende i vlefshëm për të vendosur skuadrat e kualifikuara në Champions, Europa Ligë dhe Ligën e Konferencës.

Vetëm një herë në historinë e futbollit italian, titulli kampion u dha përmes një ndeshje të vetme shtesë, e cila ka ndodhur në vitin 1964 midis Bolonjës dhe Interit.

Më 7 qershor 1964, në stadiumin “Olimpiko”, u organizua ndeshja finale mes emilianëve të Fulvio Bernardinit dhe zikaltërve të drejtuar nga Helenio Herrera, ku bolonjezët triumfuan 2-0 dhe fituan titullin e shtatë kampion dhe të fundit në historinë e tyre.

Ndeshja shtesë për titullin kampion u zhduk duke filluar nga sezoni 2005/2006: klasifikimi iu rikthye normalitetit duke marrë në konsideratë, diferencën e pikëve dhe golavarazhin.

– Arena e Lajmit


Loading…

Seria A drejt revolucionit të madh/ Ndeshjet direkte dhe golavarazhi jo më vendimtar, titullin kampion do ta vendosë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook