Në prag të ndeshjes së Shqipërisë ndaj Izraelit, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes në orën 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në konferencën për shtyp është shfaqur sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, i cili ka folur për këtë takim të rëndësishëm për kuqezinjtë:
Aspekti fizik – “Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID-19. Tani jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje me ekipin.”
Barazimi ndaj Islandës – “Kemi luajtur mirë me Islandën, duhet të bëjmë më shumë.”
Ndeshja ndaj Izraelit dhe biseda me Rejën – “Shpresojmë për tre pikë ndaj Izraelit. Kam biseduar me trajnerin Reja më ka pyetur për problemet fizike.”
Performanca me Sauthemptonin – “Performancat e mira nuk kanë qenë në pjesën e dytë të sezonit. Unë luaj më mirë titullar sepse kam më shumë minuta, por këto janë vendimet e trajnerit.”
Presioni – “Nuk kam presion për të luajtur futboll. Kënaqem kur luaj futboll.”
E ardhmja – “Do të shohim për të ardhmen, tani jam te Çelsi. Jam duke biseduar me familjen dhe me agjentin tim.”, përfundoi Armando Broja.
– Arena e Lajmit
Loading…