Tjetër largim nga radhët e Partizanit, Kristi Kote i ka dhënë lamtumirë “demave” pas katër vitesh.
Mesfushori i cili nuk gjeti hapësirat e nevojshme te të kuqtë ka shpallur “divorcin” me kryeqytetasit me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke falënderuar të gjithë për këto katër vite të tij me Partizanin:
“Pas 4 vitesh aventurës sime me ekipin e Partizanit i ka ardhur fundi.
Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, trajnerët me të cilët kam punuar, gjithë shokët e ekipit dhe në veçanti Ultrasit Guerrlis të cilët na kanë mbështetur në çdo moment.
I uroj shumë suksese klubit FK Partizani”, ishte postimi i 23-vjeçarit korçar.
– Arena e Lajmit
Loading…