Aksidentoi 58-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë, policia jep detajet

Vlore

Një aksident është regjistruar në Vlorë. Sipas policisë 21-vjeçari S.R., përplasi 58-vjeçaren H.Sh. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu “Jonufër”. Fatmirësisht 58-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i riu është arrestuar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Jonufër”, ka aksidentuar shtetasen H. Sh., 58 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Aksidentoi 58-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë, policia jep detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook