Gjyqi i ish-presidentit të FIFA-s, Sep Blater dhe ish-presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, është shtyrë për shkak të një kërkese të bërë nga zvicerani për shkak të një problemi shëndetësor.
“Dhimbja do të kthehet dhe unë kam vështirësi në frymëmarrje”, ishin fjalët e thëna nga 86-vjeçari.
Blater priteshe të dëshmonte për akuzat e hedhura që ai në vitin 2011 i ka bërë një pagesë prej 2 milionë frangash francezit Platini, gjë që ishte e paligjshme.
Gjyqi do të përfundojë në 22 qershor, ndërsa vendimi do të jepet me 8 korrik.
Arena e Lajmit
Loading…