“Edi Rama thuaju shqiptarëve…”, Berisha: Njeriu që qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar

Berisha Ok (3)

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama për vjedhjet që sipas tij i ka bërë shqiptarëve.

Berisha tha se Rama luan me qindra milionë euro dhe se qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar.

“Në këtë shesh disa oratorë folën dhe të cilësuan hajdut, por e vërteta është se nuk do doja kurrë të flisja nga kjo platformë për hajdutë dhe vjedhës, por më thuaj pak çfarë mund të them unë ty kur pallatet e Surrelit i ke ndërtuar kur ke pasur 3-4 mijë euro të deklaruara.
Ti lot me qindra, milionë. Edi Rama me firmat që ke vendosur për djegësat që shkojnë në 420 mln euro për shqiptarët së bashku me Agaçin dhe Ahmetajn, Veliun dhe Kokën keni përvetësuar gjer tani 120 mln euro. këto ditë doli se nga 60 mln euro të dhëna për djegësit e Tiranës nuk është ndërtuar asgjë. paratë kanë përfunduar të fshehura në kosto pensionistët të cilët nuk dinin asgjë se ekzistonin ato. Skandali i djegësva është më i madh, por po pak të mëdha janë paratë e transferuara të vjedhura nga ndërtimi i rrugëve. Edi Rama thuaju shqiptarëve si ka mundësi 7 km të autostradës Ibë-Farkë kanë kushtuar sa 10 km tunel i Kërrabës dhe 20 km i autostradës Tiranë-Elbasan. Kanë kushtuar pothuajse 2-fishi i kilometrit në tunel. Ku i çuat paratë si i vodhët ato. Janë të pafundme rastet që mund t’ia numëroj këtu, njeriut që qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar”, deklaroi Berisha.

“Edi Rama thuaju shqiptarëve…”, Berisha: Njeriu që qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook