Nuk ka më dyshime, Ardit Krymi dhe Viktor Feijzhao do të jenë shok skuadre! Të dy futbollistët e talentuar janë larguar nga Kategoria Superiore, për t’iu bashkuar Shaktjor Soligorskit në Bjellorusi. Së fundmi ka qenë mesfushori shkodran që ka shpërndarë një foto nga Bjellorusia, me ish-sulmuesin e Kukësit, teksa të dy së bashku duke filluar nga sezoni i ri do të militonë me 3 herë kampionët e Bjellorusisë.
Krymi kishte firmosur prej kohësh një parakontratë me klubin bjellorus, 26-vjeçarit i përfundoi kontrata me klubin kuqeblu, teksa e mbylli me fitoren e Kupës së Shqipërisë në finalen ndaj Laçit aventurën në Shkodër. Ndërkohë tek i njëjti ekip do të vijojë karrierën edhe ish- lojtari i Kukësit, Fejizhao.
Sulmuesi shënoi 6 gola dhe regjistroi 4 asiste në sezonin e parë në Superiore, ndërkohë që kishte kontratë deri në vitin 2023 me klubin verilindor. Nga transferimi i Feijzhaos, verilindorët mund të arkëtojnë deri në 200 mijë euro, duke bërë që Feizhao të bëhet shpëtimtari për “gropën” financiare të këtij sezoni nga mospjesëmarrja në Europë.
25-vjeçari do të kalojë te Shakhtjor Soligorsk në formë huazimi me të drejtë blerje, ndërkohë që në arkat e Kukësit kanë shkuar për momentin 50 mijë euro. Pjesa tjetër e shumës do të varet nga ecuria e sulmuesit te skuadra e re.
Arena e Lajmit
Loading…