Në protestën e opozitës, që po zhvillohet këtë mbrëmje para Kryeministrisë, i janë bashkuar edhe emigrantë shqiptarë.
Gazetari Igli Çelmeta sjell në redaksinë e “BalkanWeb” fotografi të tre emigrantëve shqiptarë, të cilët shprehen se kanë ardhur nga SHBA për të protestuar në shesh.
Ndërkohë, në shesh janë mbledhur shumë qytetarë nga i gjithë vendi, që i janë bashkuar tubimit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Arena e Lajmit