“Gjithë rroga ime shkon vetëm për ushqime”, e reja i bashkohet protestës së thirrur nga opozita: E mendoj ikjen nga Shqipëria, por…

95758fea 1aae 497c 8f35 32f4828a1561

Një tjetër qytetare ka folur nga selia e PD, duke thënë se do t’i bashkohet protestës së sotme të thirrur nga opozita, pasi sipas saj, nuk do t’i bashkohet atyre që braktisin Shqipërinë.

Ajo thotë se rritja e çmimeve është një tjetër problem, teksa shton se rroga e saj shkon vetëm për ushqime.

Reagimi i plotë:

Jam Jona Koprencka, profesioniste e lirë, nga Elbasani.

Do të marr pjesë në protestën e 7 korrikut, sepse nuk dua t’i bashkohem Armatës gri të atyre që braktisin Shqipërinë.

E mendoj edhe unë ikjen nga Shqipëria.

Sepse jetoj me partnerin dhe gjithë rroga ime ikën vetëm për ushqime. Unë i bëj vetë pazaret dhe e shoh se si, shpenzimet e produkteve të shportës rriten nga dita në ditë.

Karburanti merr gjysmën e rrogës, dhe nuk po flas për rrogë buxhetore, por për rroga profesionistësh.

Më 7 korrik nuk protestoj vetëm për një jetë më të mirë.

Protestoj edhe për një jetë më dinjitoze.

Më frikëson dhe më zemëron vjedhja e të dhënave personale. Fakti se bisedat e mia, rroga, të dhënat, çdo gjë private, një patronazhist mund t’i bëjë publike dhe të lavdërohet po publikisht nga kryetari i qeverisë.

Unë vij nga një familje të përndjekurish poiltikëdhe kujtoj historitë që tregoheshin nga të afërmit e mi që jetuan komunizmin.
Se si ruheshin, flisnin nënzë, nga frika se mos i përgjonin.

Duket se historia po përsëritet dhe unë nuk dua të ruhem edhe sot, si dikur gjyshërit e mi në diktaturë.
Në fund, dal në protestë më 7 korrik edhe për vlerën e lirisë.

Liria për të protestuar dhe për ta mposhtur fjalinë fatale ‘pse të dal, se këtu asgjë nuk ndryshon?!’.

Kur të na kenë bindur se ‘asgjë nuk ndryshon’, Shqipëria është në rrezik!

“Gjithë rroga ime shkon vetëm për ushqime”, e reja i bashkohet protestës së thirrur nga opozita: E mendoj ikjen nga Shqipëria, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook