“I vlerësuar te Teuta”, Kotobelli tregon aventurën në Durrës dhe pritshmëritë e skuadrës për sezonin e ri: Rikthehemi më të fortë

Teuta e mbylli zezonin e fundit jashtë çdo objektivi dhe duke mos marrë pjesë në Kupat e Europës, këtë verë pushimet verore pritet të jenë më të gjata për “djemtë e detit”.

KOTOBELLI 1

Mbrojtësi i Teutës, Blerim Kotobelli, mezi po pret që të nisë sezoni i ri me fanellën blu. 26-vjeçari ishte një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës në sezonin që sapo u mbyll. Këtë gjë e pranoi dhe vetë Kotobelli në një intervistë për “Panorama Sport”, duke thënë se Teuta do të rikthehet më e fortë.

Sa keqardhje keni që nuk arritët asnjë objektiv në sezonin e fundit?

Më vjen shumë keq, madje e kemi shumë të vështirë që ta pranojmë. Ky është fakt, futbolli nuk është një shkencë ekzakte. Jam i bindur që do të rikthehemi akoma më të fortë dhe do të jemi konkurrues në vazhdim.

Si ndiheni te Teuta dhe si e shikoni skuadrën në sezonin e ri?

Të them të drejtën unë jam shumë i lumtur këtu, pasi drejtuesit m’i kanë plotësuar të gjitha kërkesat. Teuta me mbështetjen e drejtuesve ia ka dalë të fitojë të gjithë trofetë në dy vite dhe do të rikthehet sërish te trofetë. Unë i jam mirënjohës presidentit, sepse e vlerëson ata që po bëj. Jam i kënaqur me ambientin në klub, qytetin dhe gjithashtu shokët e ekipit.

Cilët janë objektivat tuaj individualë?

Objektivat e mi janë që ta ndihmoj ekipin me paraqitjen time dhe të luaj sa më shumë në sezonin e ri.

Deri ku mund të arrijë Teuta në edicionin e ri?

Normalisht që synimet e Teutës janë të mëdha. Dihet që klubi synon gjithmonë majat dhe objektivi do të jetë të jemi sa më lart.

A keni një mesazh për tifozët durrsakë?

Do të japim gjithmonë maksimumin në fushë dhe shpresojmë që t’i bëjmë të lumtur pas çdo fitoreje që do të arrijmë. Gjithashtu, mezi po presim qa t’i kemi afër në stadium.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

“I vlerësuar te Teuta”, Kotobelli tregon aventurën në Durrës dhe pritshmëritë e skuadrës për sezonin e ri: Rikthehemi më të fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook