Arrest me burg jep gjykata e Durrësit për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës në të cilën u sekuestruan 80 mijë litra naftë kontrabandë.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se pavarësisht se avokatët mbrojtës kanë kërkuar një masë më të lehtë, atë të “detyrim paraqitje”, gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria.
Mësohet se gjykatëse ka qenë Besjana Garxenaj.