Kosova do kthesën, kapiteni Ujkani rikthehet titullar dhe karikon “Dardanët”: E mposhtim Irlandën e Veriut

Kosova luan nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Irlandës së Veriut, teksa do të kërkojë rikthimin te fitorja pas humbjes minimale kundër Greqisë. Portieri Samir Ujkani, i cili pritet të luajë si titullar pas mungesës së Muriçit, është shprehur fillimisht falënderues për të gjithë tifozët që i dhanë mbështetje të madhe Kosovës në ndeshjen me Greqinë. Ai ka thënë se pret rezultat pozitiv në sfidën e nesërme.

Ujkani

“Falënderoj shikuesit e pranishëm dhe ‘Dardanët’ për përkrahjen e madhe. Stadiumi ishte i mbushur, por rezultati nuk ishte pozitiv. Nuk kemi kohë të mendojmë më për atë rezultat. Duhet të mendojmë për ndeshjen që kemi të enjten dhe të jemi të bashkuar për të pasur rezultat pozitiv.

Pas çdo humbjeje, sigurisht që atmosfera nuk është e mirë, por nuk kemi kohë për të menduar se çfarë ka ndodhur, por të jemi të gatshëm për Irlandën e Veriut”, ka thënë Ujkani për mediat kosovare. Më pas portieri ka theksuar se te Kosova nuk ka çfarë të ndryshohet, thjesht duhet hyrë në ndeshje me vetëbesim dhe të jepet maksimumi. “Në lojën tonë nuk duhet të ndryshojë diçka, por vetëm të japim maksimumin të gjithë, ashtu si në çdo ndeshje. Meritat i marrim pas lojës, sepse rezultati gjithmonë të bën të ndihesh pozitiv.

Ne duhet të luajmë për fitore dhe shpresojmë se mund ta bëjmë diçka të tillë të enjten. Për ne është krenari të jesh pjesë e Kosovës, sepse gjithmonë tifozët kanë qenë pas nesh. Vetëm të gjithë së bashku mund t’ia dalim të marrim fitore, pasi shpresat tona janë gjithnjë për ta fituar grupin”, përfundoi kapiteni Ujkani, i cili nesër e nis nga minuta e parë, duke qenë se Arijanet Muriçi mori të kuq ndaj Greqisë. Kundër Irlandës së Veriut do të mungojë edhe mbrojtësi Fidan Aliti.

Arena e Lajmit


Loading…

Kosova do kthesën, kapiteni Ujkani rikthehet titullar dhe karikon “Dardanët”: E mposhtim Irlandën e Veriut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook