Përfaqësuesja e Kosovës kërkon që të rikthehet dhe një herë e fitorja pas asaj humbjeje në shtëpi përballë Greqisë. Në sfidën e ardhshme, “Dardanët” do të presin në stadiumin ‘Fadil Vokrri” Irlandën e Veriut.
Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku francez i Kosovës, Alain Zhires, theksoi se skuadra e tij ndodhet në një situatë jo të zakonshme, pasi do të kenë mungesa të shumta.
“Ndodhemi në një situatë të veçantë. Duhet përmendur dhe mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta i shtohen listës së lojtarëve të cilët nuk janë grumbulluar dhe kjo na vendos në një pozitë të vështirë, pasi ata janë lojtarë të rëndësishëm në pozicionet e tyre. Gjithsesi ne do të tentojmë që t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë një performancë sa më të mirë”, ishin fjalët e francezit.
Kosova ndodhet në Grupin 2, të Ligës C, ku përveç Irlandës së Veriut, rivalë janë dhe Greqia me Qipron.
Arena e Lajmit
Loading…