Lamtumirat me pengje/ Nga Pirlo te Salah e Humels, shitjet më të gabuara të historisë

Teo Hernandez u shenjtërua me Milanin kampion Italie dhe në Madrid ndoshta kanë nisur të pendohen që e lanë të largohej për një shifër shumë modeste, gati 20 milionë euro. Sot, sipas llogarive të fundit të observatorit të futbollit CIES, vlera e mbrojtësit francez ka kërcyer mbi 70 milionë euro.

Shitjet e gabuara

Por kjo nuk është hera e parë që kanë shitur dhe më pas janë penduar. Po cilat janë largimet që kanë shkaktuar më shumë keqardhje në futboll?

ANDREA PIRLO – Morati u dashurua në kohët e Breshas dhe në 1998 arriti ta sillte tek Interi, ku mesfushori hasi vështirësi dhe u dërgua në huazime të ndryshme. Te Bresha, Macone i gjeti pozicionin e organizatorit përpara mbrojtjes, por tek Interi askush nuk i kushtoi rëndësi dhe në 2001 u shit pa asnjë peng te rivalët e Milanit. Më pas shkroi historinë. Në Milano nuk marrin shumë vesh.

Pas 10 vitesh, kuqezinjtë mendojnë se Pirlo nuk është më në lartësinë e dikurshme dhe nuk i duhej rinovuar kontrata, duke e lënë të lirë. Juve nuk e lë t’i shpëtojë rasti dhe “Maestroja” vazhdon të diktojë futbollin duke fituar 5 tituj dhe luajtur finalen e radhës së Ligës së Kampioneve.

PATRIK VIEIRA – Ndoshta jo shumë vetëve u kujtohet djaloshi i ri Patrik Vieira me fanellën e Milanit. Ishte sezoni 1995-’96 dhe mesfushori 19-vjeçar francez i transferuar për 7 miliardë lireta luan vetëm 2 ndeshje, por nuk bind. Pastaj shitet tek Arsenali, ku për 9 vite u bë kapiten dhe u shndërrua në ikonë. Fitoi edhe Botërorin dhe Europianin me kombëtaren e Francës. Dhe u rikthye në Itali ku fitoi tituj me Juven dhe Interin.

ROBERTO KARLOS – Është emri që trazon ëndrrat e tifozëve të Interit. Zbarkoi në Milano ditët e fundit të vitit 1995 dhe vetëm pas pak javësh është një kampion i padiskutueshëm. Por është i diskutueshëm për Hoxhsonin, i cili e quan shumë të padisiplinuar taktikisht dhe preferon Pistonen. I shitur te Reali për 7 miliardë lireta bëhet një prej mbrojtësve të majtë më të mirë të historisë së futbollit.

PATRIS EVRA – Adriano Galiani, me sa duket, nuk ka shumë fat me francezët. Pasi gaboi me Vieiranë, e përsërit pak vite më vonë. Në 1999, Monza blen mbrojtësin e ri francez Evra nga Marsala për 600 milionë lireta, por në Milanelo nuk kuptojnë nga talenti. Evra luan tri ndeshje si sulmues, për t’u shitur më pas te Nisa. Nga atje një legjendë te Junajtid dhe më pas Juventusi.

KLARENS SEDORF – Tjetër gafë për drejtuesit zikaltër. Klarens Sedorf nuk kishte një ndërthurje natyrale taktike në skemën e ngurtë 4-4-2 të Hektor Kuperit. Dhe në 2002, pas atij 5 maji të famshëm dramatik, mesfushori holandez shkëmbehet me Kokon. Dy karrierat marrin rrugë krejtësisht të kundërta: holandezi kontribuon në ndërtimin e Milanit të madh, italiani i goditur edhe prej një serie dëmtimesh shuhet si një perëndim dielli.

FABIO KANAVARO – Luan tek Interi për vetëm 2 sezone, pastaj në verën e 2004-ës kalon te Juvja në këmbim të portierit të tretë Karini, një prej transferimeve më të pabesueshme të historisë zikaltër: nuk konsiderohej një lojtar i besueshëm fizikisht. Në Torino fitoi 2 tituj, të hequr më pas prej “Calciopoli”-t. Pas Botërorit 2006 fituar me Italinë fitoi edhe “Topin e Artë”.

TIERI HENRI – Jo vetëm Interi dhe Milani. Edhe Juve gabon. Tieri Henri u quajt një prej dështimeve të “Zonjës”. Tek Arsenali, Venger e kthen në sulmues të parë dhe ai bëhet violinë e parë më shumë se 10 vite në “Highbury” dhe golashënuesi më i mirë i historisë së “Topçinjve”.

SAMUEL ETO – I transferuar nga Reali sapo kishte mbushur 15 vjeç, Samuel Eto u huazua fillimisht te Leganes, pastaj tek Espanjoli. Në “Bernabeu” nuk besojnë më dhe e lënë të shkojë te Majorka. Pastaj kamerunasi nuk ndalet. Fiton Ligën e Kampioneve dhe triumfe pa fund me fanellën e rivalëve të Barçës dhe pastaj të Interit.

DENIS BERGKAMP – Sërish Interi. Denis Bergkamp nga kampion absolut në lojtar mediokër. Në “San Siro” holandezi nuk arriti të shprehte asnjë pjesë nga talenti i tij dhe pas dy vitesh detyrohet të bëjë gati valixhet me drejtim Arsenalin. Dyshimet vijojnë edhe në Angli, por durimi i Vengerit shpërblehet dhe fantazisti biond shndërrohet në një prej lojtarëve më të mirë të brezit të tij.

MATS HUMELS – I rritur te të rinjtë e Bajernit, debuton me skuadrën e parë në 2006. Dy sezone në stol, pastaj huazimi me të drejtë blerjeje te Dortmundi ku ai bëhet një pikë fikse e mbrojtjes dhe një prej më të mirëve në botë. 9 sezone në Vestfali, përpara se Bajerni ta kuptonte gabimin dhe ta bindte të rikthehej në shtëpi.

MOHAMED SALAH – Nuk mund të flitet për pengje, edhe pse Salah donte të largohej. Egjiptiani i blerë nga Roma për vetëm 15 milionë euro u shit trefishin, por sot është një legjendë te Liverpuli.

FILIPE KUTINJO – Inter e solli Kutinjon nga Brazili shumë të ri, por nuk i dha hapësirë mjaftueshëm. Pas disa vitesh ai shpërtheu te Liverpuli dhe u bë një prej lojtarëve më të shtrenjtë në botë kur u shit te Barça.

ARJEN ROBEN – Edhe Reali vazhdon të shesë lojtarë që bëhen yje diku tjetër. I transferuar në Madrid 23 vjeç, Roben jeton atje dy vite dhe shënon 13 gola. Pak për të qëndruar në zemrat e tifozëve për të cilët mund të largohet pa probleme. Në destinacionin e Gjermaninë, te Bajerni shndërrohet në një legjendë ku fitoi gjithçka.

Arena e Lajmit


Loading…

Lamtumirat me pengje/ Nga Pirlo te Salah e Humels, shitjet më të gabuara të historisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook