“Nuk jam larguar nga Vllaznia”, flet Matko Djarmati: Ja si qëndron e vërteta

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka lënë pezull të ardhmen e drejtorit sportiv, Matko Djarmati, i cili prej më shumë se dy vitesh ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i tij.

MATKO DJARMATI

Kroatit i ka përfunduar kontrata me klubin dhe pret që në orët në vijim të saktësojë të ardhmen. Shanset për të vazhduar si drejtor sportiv në Shkodër janë të pakta për Djarmatin, pasi me sa duket Xhaferi ka plane të tjera.

Gjithsesi, “Panorama Sport” kontaktoi vetë me kroatin, i cili bëri këtë sqarim për gazetën: “Nuk jam larguar unë nga Vllaznia. Më duhet të sqaroj se më ka përfunduar kontrata, kjo është e gjitha. Shpresoj që sot ose nesër të flas me presidentin Xhaferi dhe të shohim në vazhdimësi se çfarë do të bëjmë”.

PANORAMSPORT.AL


Loading…

“Nuk jam larguar nga Vllaznia”, flet Matko Djarmati: Ja si qëndron e vërteta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook