Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon vetëm pak minuta nga nisja e protestës së opozitës.
Ambasadorja Kim shprehet se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim, para aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Arena e Lajmit