Pritet eksod në merkaton e verës, tek Legia i bëjnë dalje futbollistit shqiptar: Po të dojë mund të largohet

Drejtori sportiv i Legias së Varshavës, Jaçek Zielinski, njoftoi në revolucion për sa i përket largimeve në merkaton e verës. Në  një prononcim të dhënë për “Prawda Futbolu”, drejtori i klubit ku aktivizohen 3 futbollistë shqiptarë, i tregoi derën shqiptarit të Kosovës, Lirim Kastrati, ndërsa nuk dihet çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Muçit dhe Çelhakës.

legia

Sezoni i kaluar ishte një nga më të këqijtë në histori për Legia Varshavës, duke rrezikuar edhe qëndrimin në kategori. “Lirim Kastrati dhe Ihor Charatin janë të lirë të largohen. Ata do të qëndrojnë me ne vetëm nëse nuk gjejnë klube të reja”, tha ndër të tjera Zielinski.

“Deri në dhjetë lojtarë mund të largohen nga kjo skuadër”, pranoi më vonë në bisedë drejtori sportiv i Legias.

Arena e Lajmit


Loading…

Pritet eksod në merkaton e verës, tek Legia i bëjnë dalje futbollistit shqiptar: Po të dojë mund të largohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook