Shkëlqeu me golat e tij në Kategorinë Superiore, Kastrioti nuk heq dorë nga sulmuesi

Sulmuesi brazilian, Kaina Nunesh, mund të qëndrojë te Kastrioti edhe për sezonin 2022-2023. Drejtuesit krutanë po bëjnë përpjekje për ta bindur sulmuesin që të qëndrojë edhe një sezon.

Kaina

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se së fundmi palët kanë pasur një takim. Normalisht pritet t’i ofrohet sulmuesit brazilian një kontratë e re me kushte të tjera, me pagë më të lartë.

Mirëpo, fillimisht lojtari duhet të zgjidhë marrëveshjen me Vllazninë, nga e cila ka edhe pakënaqësitë e tij.

Krahas tij, krutanët pritet që të rikthejnë në skuadër edhe ndonjë lojtar që ka qenë pjesë e tyre në të kaluarën dhe ka shkëlqyer me këtë fanellë.

Megjithatë, fillimisht preferohet që emrat të mos publikohen, pasi drejtuesit po negociojnë me disa ish-ë. Ndërkohë, një tjetër skuadër që krutanët pritet që të bëjnë merkato, ka gjasë të jetë Skënderbeu.

Janë disa futbollistë që preferohen nga stafi teknik me në krye Çelën, i cili këto ditë pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht nga presidenca.

Klubi synon të ruajnë grupin, ndonëse firot mund të jenë të pashmangshme. Disa lojtarë janë pa kontratë dhe kanë preferuar, që ndonëse jo zyrtarisht, të shfaqin sinjale largimi.

Por, ka të tjerë që janë në bisedime për të rinovuar. Mbrojtësit të majtë, Armando Rami, si dhe sulmuesit të krahut Bedri Greca, u ka mbaruar kontrata, por klubi kërkon që t’i mbajë me çdo kusht.

Në ditët në vijim do të ketë diçka konkrete, jo vetëm për largimet, por edhe afrimet e rinovimet e mundshme të marrëveshjeve me grupin ekzistues.

– Arena e Lajmit


Loading…

Shkëlqeu me golat e tij në Kategorinë Superiore, Kastrioti nuk heq dorë nga sulmuesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook